Lajme

Revoltohet Ismaili: Kam me e hapë restoranin nëse ministrat që janë në Shqipëri, nuk vetëizolohen kur të kthehen

04/10/2021 21:01
nga:M K

Ish-deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili ka reaguar pasi që zyrtarë qeveritarë dhe deputetë të kësaj partie u shfaqën me fotografi nga Shqipëria, në kohën kur në Kosovë janë në fuqi masat mbyllëse kundër COVID-19.

Me anë të një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se nëse këta zyrtarë të VV-së nuk vetizolohen kur të kthehen në Kosovë, ai do ta hap restaurantin dhe palestrën.

Postimi i plotë:

Hajt, qe s’po ankohna për masat e reja anti-covid në që na mbyllën bizneset, e të cilat, ndër të tjera, e bajnë vetëizolimin të domosdoshëm për krejt që hyjnë në Kosovë, por, po më intereson se qysh ka me i kontrollue qeveria mija veta që kanë me u kthye prej Shqipërie qeto ditë, e me u sigurue se vetëizolohen?

E mbasi ra fjala, nëse e shoh ndonjë prej ministrave/zyrtarëve që po ban foto e fushatë nëpër Shqipëri e nuk vetëizolohet kur të kthehet, kam me e hapë restorantin edhe palestrën me duer të mia menjëherë!.

LEXO EDHE:

Pulmologët kosovarë: COVID-19 lë pasoja të mëdha dhe afatgjate në organizëm edhe pas shërimit