Sporti

Referim qesharak në Spanjë: Lojtarët e të njëjtës skuadër rrëzohen në zonë, gjyqtari akordon penallti

10/03/2022 11:50
nga:E K

Një vendim i pabesueshëm është marrë nga arbitri në një ndeshje të kategorive të të rinjve në Spanjë dhe është bërë hit viral.

Ai dha një nga penalltitë më skandaloze në historinë e futbollit, përcjell GazetaBlic Sport.

Djemtë e Deportivos nga La Coruna u bashkuan bukur, hynë në zonën e rreptësisë dhe më pas dy lojtarë të Deportivos u ngecën në njëri-tjetrin dhe u rrëzuan në fushë. Gjyqtari për habinë e të gjithëve tregoi penallti për Deportivon.

Aty djemtë nuk treguan fair-play, nuk pranuan që nuk bëhej fjalë për penallti, morën topin dhe shënuan gol. Estradense priti 2:0 në atë ndeshje dhe përfundoi 2:2.