Sporti

Realizoi 10 gola e bëri 10 asistime, klubet shqiptare vihen pas Fitim Susurit që shkëlqeu në Ligën e Parë

05/25/2022 12:53
nga:Lorik J

Fitim Susuri, 24 vjeçari, futbollist i Lirisë ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë.

P[avarësisht se skuadra e tij, FC Liria nuk arriti kalimin në Superligë, pasi u mposht nga Vushtrria në ndeshjen e barazhit, Susuri ishte një nga lojtarët më të mirë të prizrenasve në edicionin që tashmë kemi lënë pas, raporton GazetaBlic Sport.

Susuri me golat e tij e ndihmoi skuadrën që të sigurojë barazhin.

Ai gjatë sezonit në Ligën e Parë kishte shifra të jashtëzakonshme ku arriti të realizoj 10 gola dhe 10 asistime në të gjitha takimet.

Pas paraqitjeve fantastike, Susuri tashmë ka marrë edhe oferta nga skuadra të ndryshme.

Një skuadër nga Superliga, dy nga Liga e Parë dhe një nga Kategoria Superiore e Shqipërisë kanë shprehur interesim për mesfushorin ofansiv të Lirisë.

Ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por me shumë gjasë ajo do të jetë larg klubit prizrenas.

/GazetaBlic Sport