Kryetati i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë dy nxënëse dhe shoferi i autobusit nga gjuajtja me armë nga një person, raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se është i tronditur nga kjo tragjedi dhe se organet përgjegjëse të sigurisë duhet sa më parë të zbardhin rastin dhe autorin e kësaj vepre të tmerrshme të sjellin para drejtësisë.


