Në seancën e 32-të për konstituimin e Kuvendit, politikani serb Nenad Rashiq dhe ministri në detyrë Xhelal Sveçla janë parë në humor të mirë, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe biseda miqësore, raporton GazetaBlic.
Ky moment i papritur ka shkaktuar habi, pasi para pak muajve, Rashiqi kishte dalë kundër Sveçlës lidhur me incidentin e ndodhur në veri të Kosovës, ku disa të rinj maturantë u përballën me autoritetet.
Rashiq kishte deklaruar se është i lumtur që Policia e Kosovës e ka parandaluar ndonjë eskalim të ndonjë situate, por nga ana tjetër sipas tij, secili duhet të ketë përgjegjësi për veprimet që bën.
“Ata janë maturantë, si maturante tinejgjerë, dhe e kanë bërë një veprim normal sikur në çdo komunë dhe shkollë që kalojnë dhe nuk shoh asnjë problem aty”.
“E nga ana tjetër, ai incident i vogël ka ndodhur në një mënyrë policën kanë mundur të reagojnë pak më ndryshe. Gabimi është ndoshta te kontakti fizik që nuk do të duhej të ishte sepse nuk ka nevojë të krijohet një përshtypje që policia reagon në mënyrë të vrazhdë fizike”, deklaroi Rashiq në “Kosova Today”.


