Lajme

Raporti për anëtarësim të Kosovës në KiE/ Këta janë dy hapat e tjerë drejt anëtarësimit – në prill votimi i radhës

03/27/2024 20:45
nga:G B

Me 31 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim, sot ka kaluar raporti për anëtarësimin e Kosovës në KiE, në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Greqia ka qenë ajo që abstenuar, ndërsa kundër Kosovës kanë votuar katër përfaqësues serbë.

Pas kësaj, kanë mbetur edhe dy hapa drejt përfundimit të procesit dhe anëtarësimit ët Kosovës në KiE.

“Hapi tjetër: një debat plenar – që pritet të mbahet më 18 prill – dhe një votim i plotë nga Asambleja mbi qëndrimin statutor”, thuhet në njoftimin e Asamblesë Parlamentare.

Për hapat tutje, për Gazeta Blic ka folur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu.

Ajo thekson se hapi i radhës është votimi në sesionin pranveror në Asamblenë e Këshillit të Evropës në prill dhe votimi i raportit për Kosovën.

E, pas kësaj, në maj është mbledhja e këtij komiteti, që shpreson që Kosova të jetë në agjendë.

“Hapi i ardhshëm është votimi në sesionin pranveror në Asamblenë e Këshillit të Evropës që mbahet nga data 15-19 prill dhe raporti për Kosovën do të jetë në votim në njërën nga këto ditë. Pastaj, pasi të votohet shkon si opinion tek komiteti i Ministrave, mbledhja e këtij komiteti është në maj dhe shpresojmë që Kosova të jetë në agjendë”, deklaron Musliu./Gazeta Blic/

 

Votimi pro Raportit të anëtarësimit në KiE, këto janë shtetet që votuan kundër – Greqia abstenoi

 

Asambleja Parlamentare jep detaje për hapat tjerë të anëtarësimit të Kosovës në KiE