Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka folur në lidhje me bisedën telefonike që ka zhvilluar presidentja Osmani me Ndihmes Sekretarin amerikan te Shtetit, O’Brien.
Makolli tha se kjo bisedë ka shumë domethënie dhe jep sinjale të qarta të cilat duhet kryeministri jonë t’i merr seriozisht.
“Biseda telefonike e Presidentes Osmani me Ndihmes Sekretarin amerikan te Shtetit, ka shumë domethënie dhe jep sinjale të qarta të cilat duhet kryeministri jonë t’i merr seriozisht, duke reflektuar sa ma parë, për hir të interesit krucial të vendit tonë.Kosova është produkt i politikës dhe angazhimit ushtarak me sakrifica materiale dhe njerëzore i SHBA-ve, andaj liderët tanë ndihmohen me të gjitha mënyrat për arritjen e synimeve tona, e asesi nuk largohen nga procesi i dialogut” tha Makolli për “Gazeta Blic”
Ai tha se është momenti i fundit që Kurti të reflektoj edhe nëse kjo i kushton me humbje në elektorat.
“Ne me veprimet tona ‘jo fer’ ndaj faktorit ndërkombetar po e largojmë veten dhe po e “izolojme” vendin.Në këtë kontekst është momenti i fundit që kryeministri të reflektoj edhe nëse kjo i kushton me humbjen e një perqindje të perkrahësve të tij në zgjedhjet e ardhshme, pasi që interesi i Republikes se Kosovës është mbi të gjitha” tha Makolli në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Osmani njoftoi se gjatë bisedës është diskutuar për hapat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.
“Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoj rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë amerikanë në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”.
/Gazeta Blic/
O’Brien për bisedën me Osmanin: Diskutuam rëndësinë e zbatimin e rregullave monetare


