Lajme

Bislimi: Partneriteti me Washington DC, esencial për të ardhmen e vendit, sfidat aktuale të tejkalohen!

04/02/2024 19:23
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Osmani njoftoi se është diskutuar për hapat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.

Biseda e O’Brien me presidenten Osmani vjen pas deklaratave të tij të forta ndaj kryeministrit Kurti.

Ai pati deklaruar se “nëse Kurti s’e trajton SHBA-në si partnere, as SHBA s’do ta trajtojë atë si të tillë”

A po shihet kjo si një largim i Kurtit nga procesi i dialogut?

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, njëherësh anëtar ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Bislimi ka potencuar se partneriteti me Washington DC është esencial për të ardhmen e vendit tonë.

Ai ka theksuar se sfidat që lidershipi i Kosovës, ka tani me SHBA-të, duhen tejkaluar dhe s’e duhet vënë në plan të parë interesi i Kosovës.

“Siç e kam potencuar në vazhdimësi, SHBA-të mbeten aleati ynë i pazëvendësueshëm. Partneriteti ynë me Washington, DC, është esencial për të ardhmen e vendit tonë dhe inkuadrimin tonë të plotë në familjen e madhe euroatlantike. Sfidat që lidershipi i Kosovës i ka tani me SHBA-të duhet tejkaluar duke vënë në plan të parë interesin kombëtar të Kosovës e jo interesat politike e partiake” tha Bislimi për “Gazeta Blic”.

Bislimi potencoi se roli i kryeministrit si udhëheqës i dalogut me Serbinë është i përcaktuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe se nuk mund të flasim për ndonjë lloj zëvendësimi.

Ai tha se Kosova në bashkëpunim me SHBA-të do ta fitoj edhe betejën e dialogut karshi Serbisë.

“Roli i Kryeministrit si udhëheqës i dalogut me Serbinë është i përcaktuar edhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese andaj nuk mund të flasim për ndonjë lloj zëvendësimi apo largimi të tij nga kjo përgjegjësi kushtetuese. Por, dialogu si proces dhe tanimë edhe barrë e rëndë për Kosovën duhet të finalizohet sa më parë dhe mbetet përgjegjësi e krejt klasës sonë politike”

“Edhe Presidentja e ka rolin e vet dhe duhet ta ushtrojë atë pa mëdyshje e pa kalkulime tjera pos atij të interesit shtetëror të Kosovës. Besoj se në bashkëveprim me SHBA-të, Kosova do ta fitojë edhe betejën e dialogut karshi Serbisë. Na duhet vigjilencë politike dhe vetëdije e lartë kombëtare ngase jemi në vorbullën e një dinamike komplekse të zhvillimeve gjeopolitike ndërkombëtare” tha Bislimi në intervistën e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

Pas bisesës së presidentes Osmani me Ndihmës sekretarin O’Brien ka reaguar edhe analisti amerikan i politikës së jashtme, Edward Joseph.

Ai vlerëson se Osmani duhet të bëjë vizitë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

“Në bisedën e tyre, O’Brien dhe Osmani, dhanë sinjale të fuqishme për njërin-tjetrin të rreshtimit ShBA-Kosovë në çështje të rëndësishme”

“Në këtë moment kaq të rëndësishëm të marrëdhënies së tyre, është koha për një vizitë të presidentes Osmani në tavolinën e Zyrës Ovale” deklaroi ai raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Biseda Osmani-O’Brien, Joseph: Është koha që ajo të ftohet në Zyrën Ovale

O’Brien për bisedën me Osmanin: Diskutuam rëndësinë e zbatimin e rregullave monetare

Rugova: Zyrtarët e lartë të SHBA-ve po anashkalojnë kryeministrin, kjo do të duhej të ishte alarm për qeverinë!