Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj sërish ka reaguar kundër vendimit të ZRRE për rritjen çmimit të energjisë elektrike, por kësaj radhe ka folur decidivisht për llogaritjen e faturave nga KESCO nga data 9 shkurt kur edhe ka hyrë në fuqi vendimi i ri i ZRRE për energjinë elektrike, shkruan Gazeta Blic.
Reagimi i plotë i Haradinajt:
Si do të bëhet llogaritja e faturave të KESCO nga data 9 shkurt, kur asnjë vizitë nuk është bërë me datën 8 shkurt nga ekipet e tyre (e kam fjalën për njehsorët që nuk mund të lexohen nga distanca).
ZRRE për 800 kilovatët nuk specifikon se sa do të mirren nga tarifa e ulët e sa nga tarifa e lartë.
Nëse vërtetë ekziston Avokati i Popullit në funksion të popullit, do të duhej të vihej në funksion menjëherë për këtë vendim arbitrar në dëm të qytetarëve e pa kurrfarë baze ligjore!
RH


