Kryetari i Deçanit njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga AAK-ja për zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Ramosaj, ka vizituar disa biznese në Deçanm ku u pritën nga një atmosferë pune, përkushtimi dhe mikpritje, raporton GazetaBlic.
Ramosaj thotë se është kënaqësi të shohësh njerëz që me mund e pasion po e zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe po i japin gjallëri ekonomisë së Deçanit.
Postimi i plotë:
Vizituam edhe disa biznese të tjera të Deçanit, ku na priti një atmosferë pune, përkushtimi dhe mikpritjeje. 🤝
Është kënaqësi të shohësh njerëz që me mund e pasion po e zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe po i japin gjallëri ekonomisë së Deçanit.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe për kontributin e çmuar që jepni çdo ditë për komunën tonë! ❤️
#FLASIMmePUNË #AAK174 ✅
Sinqerisht,
Bashkim Ramosaj


