Lajme

Ramabaja sulmon opozitën: Nuk mund të jesh tërë kohën zvarranik dhe për një çast të shndërrohesh në Lis, Albini ua hoqi maskat

02/02/2023 19:36
nga:Astrit Gashi

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status në Facebook, në të cilin ka komentuar 6 kushtet e kryeministrin Albin Kurti për themelimin e Asociacionit.

Ramabaja e ka quajtur prezantimin e gjashtë kushteve nga Kurti si “akt strategjik”.

“Akti strategjik i përmbledhur në gjashtë pikat që Albini sot i parashtroi si kushte, jo vetëm për Beogradin, bëri që “partnerët alternativë” t’i heqin maskat”, shkroi ai.

Ai në këtë status përdori fjalor mjaft të ashpër ndaj opozitës.

“Prandaj ata, kundërvënien e kanë irracionale, kundërthënëse dhe rrjedhimisht të pabesueshme. Nuk mund të jesh tërë kohën zvarranik dhe për një çast të shndërrohesh në Lis që u delë përballë furtunave. Prandaj “partnerët alternativ” që rrinin gaditu për t’u rikthyer në pushtet dhe për ta realizuar BSK-në konform kërkesave të Beogradit, sot bëhen qesharak me akuzat e lansuara”, shkroi Ramabaja.