Lajme

Rama: Ekipet e Kryeqytetit janë në terren pas reshjeve të borës

11/29/2026 12:47
nga:Genita C

Reshjet e borës kanë përfshirë Prishtinën, ndërsa ekipet e Kryeqytetit kanë dalë në terren për përballimin e situatës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ekipet komunale janë duke punuar në terren.

“Ekipet e Kryeqytetit janë në terren”, ka shkruar Rama, duke shoqëruar postimin me një fotografi nga intervenimet dhe simbolin e borës.