Lajme

Kurti: Kosova do të jetë gjithmonë pranë shqiptarëve të Luginës

11/29/2026 13:04
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Prishtinë anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, me të cilët ka formalizuar marrëveshjen për bashkëdrejtimin e këtij institucioni.

Kurti ka theksuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit institucional, duke bërë thirrje për bashkimin e të gjitha subjekteve politike rreth interesave të qytetarëve shqiptarë në Luginë.

Ai ka nënvizuar se prioritetet kryesore duhet të jenë avancimi i të drejtave të shqiptarëve, arsimi në gjuhën shqipe, ruajtja e kulturës dhe përdorimi zyrtar i gjuhës dhe simboleve kombëtare.

Kryeministri ka ritheksuar se Kosova do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe Sanxhakut përmes angazhimit institucional dhe diplomatik.