Lajme

Rama diskuton me policinë për lehtësimin e qarkullimit të veturave në orët e pikut

12/28/2021 15:18
nga:N M

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është takuar me zëvendëskomandantin rajonal për Komunikacion Rrugor, Sylejman Halili, me të cilin kanë diskutuar për lirimin e hapësirave publike.

“Me theks të veçantë biseduam për rregullimin e trafikut, lirimin e trotuareve si dhe ndihmën e Policisë së Kosovës në lehtësimin e qarkullimit të veturave në orët e pikut, sidomos në këto ditë kur semaforët shpesh herë nuk punojnë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Përmirësimi i sigurisë së qytetarëve në trafik, sidomos gjatë kësaj periudhe të festave të fundvitit, për ne është prioritet”, ka shkruar Rama në Facebook

Memli Krasniqi: Qeveria do që ta legalizojë ndërprerjen e rrymës