Njohësi i çështjeve politike në vend, Gazmir Raci, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, raporton Gazeta Blic.
Raci përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nuk ka kërkesë më konkrete për paqe e stabilitet se kjo e Kosovës “se vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme”
“Nuk ka kërkesë ma konkrete për paqe e stabilitet se sa kjo e Kosovës se vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira e demokratike, dhe një fushate parazgjedhore të hapur dhe fer në veri të Kosovë” shkruan ai.
“Kuj po i pengon ky pozicion nuk po e kuptoj ende?” pyet Raci.
Reagimi i plotë:


