Lajme

Qeveria u jep 1 milion euro shtatë komunave

08/10/2022 11:25
nga:G B

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 1 milion eurove shtatë komunave.

Mjetet do të shpenzohen për projektin “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunimi ndër-komunal”.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka propozuar rialokimin e mjeteve për financimin e r 7 projekteve.