Lajme

“Qeveria spektatore dhe mohuese e krizës”

03/15/2022 13:32
nga:N M

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk është duke punuar si dhe sa duhet për të menaxhuar situatën e rritjes së çmimeve të produkteve.

Në seancën e jashtëzakonshme, ai ka deklaruar se për më një muaj e gjysmë në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për krizën globale të rritjes së çmimeve.

“Problemi është se ka krizë alarmante të rritjes së çmimeve, detyrë është të veprohet sa herë që vendet përballen me kriza. Prandaj, i shohim qeveritë duke filluar nga Maqedonia e Veriut dhe deri në Zelandë të Re që veprojnë, por vetëm qeveria e jonë nuk bën asgjë, ajo është spektatore, dhe mohuese e krizës, kjo u dëshmua me fjalimin e sotëm të Mimoza Kusari-Lilës”.

“Qeveria e ka detyrë morale, kushtetuese dhe ligjore që të veprojë për këtë krizë dhe të marrë masa. Qeveria jonë nuk po i njeh krizat, këta e kanë bërë praktikë që krizat t’i konsiderojnë si globale, kur kemi krizë të pandemisë, krizë të rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe kjo e rritjes së çmimeve të produkteve, thonë se janë kriza globale”.

“Çka po bëni ju për t’i trajtuar? A jeni vetëm spektatorë? E vërteta është se qeveria ka qëndruar pas një pasqyre fiktive të rritjes së ekonomisë. Nuk pres se do të merren hapa konkret në këtë drejtim sepse ata fillimisht duhet me e bind veten dhe më pas duhet të merren hapa”, ka thënë Abdixhiku.

Besnik Tahiri: A jeni të vetëdijshëm se sa është bë buka e qumështi o njerëz?