Lajme

Besnik Tahiri: A jeni të vetëdijshëm se sa është bë buka e qumështi o njerëz?

03/15/2022 13:25
nga:Genita C

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar të ndërmerren disa masa konkrete karshi situatës me rritjen e çmimeve në vend.

Tahiri i pyeti deputetët nëse janë të vetëdijshëm për çmimin e bukës e qumështit.

“Si grup parlamentar, ne kërkojmë që të ketë masa konkrete që e prekin qytetarin e Kosovës, që e prek njeriun e varfër, secilin individ që është prekë nga kjo krizë o njerëz? A jeni të vetëdijshëm se sa është bë buka e qumështi?” tha ai.

“Cilat janë masat?”, shtoi Tahiri.

Abdixhiku: Kryeministër lidhe zëvendëskryeministrin …..

Kurti: Takimet e nivelit të lartë Kosovë-Serbi janë vështirësuar pas situatës në Ukrainë