Lajme

Qeveria ia kushton vetëm 15 minuta kohë gjendjes emergjente në Deçan

07/14/2021 15:50
nga:M K

Qeveria e Kosovës është duke trajtuar gjendjen emergjente të krijuar në komunën e Deçanit, pas helmimit të mbi 1 mijë banorëve të kësaj komune.

Mirëpo, kësaj çështjeje kabineti qeveritar ia ka kushtuar vetëm 15 minuta.

Gjatë këtyre minutave, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se mostrat të ujit të “Hidrodrinit” do të dërgohen për analizë jashtë vendit.

Ndërkaq, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, premtoi ndarjen 150 mijë eurove për Komunën e Deçanit, për financimin e projekteve për trajtimin dhe rregullimin e sistemit të ujësjellësit.

Ministri Vitia: Mostrat e të helmuarve në Deçan do të dërgohen për analizë jashtë shtetit