Lajme

Ministri Vitia: Mostrat e të helmuarve në Deçan do të dërgohen për analizë jashtë shtetit

07/14/2021 15:39
nga:Q R

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e qeverisë ku po diskutohet për helmimin e qytetarëve në Deçan, ka thënë se mostra të disa pacientëve do të dërgohen jashtë shtetit për analizë.

Kjo sipas të parit të shëndetësisë për shkak se ai lloj analize nuk bëhet në Kosovë, përcjell GazetaBlic.

“Një numër i mostrave të cilat pritet të dërgohen jashtë shtetit sepse kjo lloj analize nuk bëhet në Kosovë”, ka thënë Vitia.