Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” kanë filluar protestën para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Nga kjo e fundit ata po kërkojnë veprime konkrete për kthimin në prodhim dhe kthimin e punëtorëve të Ferronikelit në punë, të cilët po vuajnë pasoja të rënda ekonomike nga kriza e gjatë.
Fabrika kryesore e metalit në Kosovë “New Co Ferronikeli”, ndodhet në krizë si pasoje e ngritjes së çmimit të energjisë në Evropë.
Kompania në fjalë ka reaguar më herët, duke thënë që katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e këtij vendimi që “do të zgjasë deri në një moment të dytë kur çmimet të normalizohen”


