Lajme

Publikohet çmimi i derivateve për sot – nafta 1 cent më shtrenjtë

04/28/2026 09:13
nga:G B

Çmimi i naftës për ditën e sotme është 1.67 euro për litër, një cent më shtrenjtë krahasuar me dje.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e cila ka publikuar përditësimin e çmimeve të derivateve.

Sipas njoftimit, benzina kushton deri në 1.44 euro për një litër, ndërsa gazi 0.86 euro.