Sporti

PSG ia vë syrin Leaos, shpreson që portugezi mos të rinovojë me Milanin

09/16/2022 10:23
nga:E K

Leao ka ngjallur interesim të madh te shumë skuadra të mëdha evropiane.

Chelsea ishin shumë të interesuar për transferimin e tij gjatë kësaj vere, por Milan nuk dëshiroi ta lë të lirë sulmuesin e tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Së fundmi raportohet se PSG i ka vënë syrin portugezit.

Sipas “Le 10 Sport”, klubi francez po shpreson që Leao të mos rinovojë me Milanin pasi janë të interesuar ta vënë nën rradhët e tyre.

Klauzola e lirimit të tij është 150 milionë euro.

/GazetaBlic Sport.