Lajme

Protestuesit “pikturojnë” Ramën: Faleminderit që na qite në dritë

11/12/2022 17:38
nga:G B

Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin para kryeministrisë në Tiranë e dhjetëra të tjerë në selinë e Partisë Demokratike, në pritje të kryedemokratit, Sali Berisha për të marshuar drejt Kryeministrisë, ku do të mbahet edhe protesta e opozitës.

Shumë prej tyre kanë ardhur me mesazhe ironizuese mesazhe ironizuese kundrejt kryeministrit Edi Rama. “Rama, brend korrupsioni”, apo dhe “Faleminderit që na qite në dritë”, janë disa prej tyre.