Lajme

Protestuesit në Mitrovicë kërkojnë dorëheqje para stacionit policor

10/30/2026 13:53
nga:L J

Protestuesit në Mitrovicë janë mbledhur para stacionit policor për të kundërshtuar vrasjen e grave, pas rastit të Arlinda Zekajt në Pejë.

Gjatë protestës, qytetarët kanë shpalosur parullën “A jeni lodhë?”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre me trajtimin institucional të rasteve të dhunës ndaj grave.

Protesta ka nisur në sheshin “Isa Boletini”, ndërsa pjesëmarrësit po kërkojnë drejtësi për viktimën dhe përgjegjësi nga institucionet.