Lajme

Projektligji për inspektime administrative – AKK e dërgon te Avokati i Popullit

01/25/2022 19:14
nga:Q R

Asocisconi i Komunave të Kosovës e ka dërguar te Avokati i Popullit projektligjin për inspektime administrative duke e konsideruar këtë projekltligj si shkelje e të drejtave themelore të njeriut.

Sazan Ibrahimi nga AKK ka konfirmuar për ‘Gazeta Blic’ se ankesa tashmë zyrtarish është pranuar.

“Institucioni i Avokatit të Popullit, në bazë të nenit 21.1. të Ligjit për Avokatin e Popullit, ka shqyrtuar ankesën tuaj, te paraqitur më 24/01/2022, lidhur me pohimet për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike dhe në pajtim nenin 21.1.2. të Ligjit për Avokatin e Popullit, ka vendosur si të pranueshme ankesën, për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara”, thuhet në njoftim.

Ky projketligj ka ngjallur reagime të shumta nga shoqëria civile dhe partitë politike .

Borrell: Pranimi i Kosovës dhe gjenocidit, dy kritere për Serbinë