Lajme

Pritje e gjatë në pikëkalimin kufitar në Mërdare (live)

08/06/2022 18:21
nga:Gazeta Blic

Kolonë e gjatë automjetesh dhe pritje mbi katër orë për të hyrë në Serbi në vendkalimin kufitar në Merdar janë regjistruar pasditen e sotme, kryesisht të bashkatdhetarëve që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në raportin e orës 16:26 njofton se pritjet më të gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë janë regjistruar në pikën kufitare në Merdar.

Aty qytetarët, kryesisht mërgimtarët tanë, po presin 200-240 minuta në dalje, ndërsa 15-20 minuta për të hyrë në Kosovë, transmeton telegrafi.

Ndërsa, në Muçibabë ku po pritet 30-35 për të hyrë në Kosovë, kurse te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë pritet deri në 20 minuta, kurse në Jarinë deri në 15 minuta, në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Për të përcjellur në kohë reale gjendjen në vendkalimet kufitare të Kosovës klikoni KËTU