Lajme

Presidentja Osmani takoi Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së

03/12/2022 13:02
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot, në margjinat e Forumit të Diplomacisë së Antalias, Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Helga Schmid, me ç’rast ka nënvizuar se Kosova është e gatshme të mbështes qytetarët ukrainas.

“Është e shkëlqyeshme ta takosh Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Kosova qëndron pranë aleatëve në këtë kohë sfiduese dhe është e gatshme për të mbështetur qytetarët ukrainas në përpjekjet globale humanitare”, ka shkruar Osmani në rrjetin e saj social në Twitter.