Lajme

Politikanja publikon fotot: Pushtuesit rus po i zhveshin burrat për këtë arsye

03/19/2022 14:48
nga:Genita C

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar, ka thënë se okupatorët rusë po i detyrojnë burrat ukrainas t’i heqin bluzat e tyre për t’i kontrolluar nëse kanë tatuazhe me simbolika nacionaliste në trupat e tyre.

Sipas saj, kjo po ndodh në qytetin e rrethuar të Mariupolit derisa ka publikuar edhe fotografitë në Twitter.

Qyteti i Mariupolit u bombardua nga forcat ruse në ditën kur filloi pushtimi, më 24 shkurt dhe që nga ajo ditë vazhdon të jetë i rrethuar.