Lajme

Policia raporton për aksidentet gjatë 24 orëve të fundit

08/04/2022 11:04
nga:Q R

114 aksidente kanë ndodhur gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.

Fatkeqësisht një prej këtyre aksidenteve ka përfunduar me fatalitet.

E 27 aksidente kanë mbaruar me të lënduar.

Ndërkaq, numri i aksidenteve që kanë përfunduar me dëme materiale janë 86.

Po ashtu, numri i gjobave për shkak të shkeljeve të shenjave të komunikacionit është 2 mijë e 217.