Lajme

Policia jep detaje të aksionit në Ferizaj, zyrtarëve komunalë iu gjetën mbi 17 mijë euro

04/16/2021 09:44
nga:M K

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të aksionit të së enjtes në Ferizaj ku arrestoi 12 zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale.

Aksioni është zhvilluar të enjten.

Në raportin e Policisë thuhet se si rezultat i hetimeve shtesë janë arrestuar 12 të dyshuar meshkuj kosovarë, zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale.

Gjatë kontrollit në zyrën e tyre dhe në dymbëdhjetë lokacione tjera, u janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: shtatëmbëdhjetë mijë e shtatëqind (17.700.00) euro, gjashtë pushkë gjuetie, dy pistoleta, tetë karikatorë, pesëdhjetë e katër fishekë të kalibrave të ndryshëm, shtatëmbëdhjetë telefona mobil, një çekan për damkosje dhe disa materiale tjera (fletore gjepi, fletë-paraqitje, bllok evidence, raporte, formular të ndryshëm).

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE:

Arbërie Nagavci: Nga e hëna rifillon mësimi parauniversitar në Kosovë – Pa kufizime për pjesëmarrje fizike