Lajme

“Po përdoren për beteja politike”- Klubi i Prodhuesve të Kosovës reagon pas lajmit se prodhuesve vendor u janë falur miliona nga Ministria e Mjedisit

04/20/2024 16:03
nga:Y I

Pas lajmit të publikuar në media se u është ‘shlyer borxhi në formë të kundraligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë’, ka reaguar Klubi i Prodhuesve të Koosvës.

Përmes një komunikate për media të njëjtit kanë theksuar se janë duke u prezantuar fakte të pavërteta dhe se kompanitë prodhuese po përdoren si instrumente për ‘beteja politike’

“Procesi i rregullimit dhe funksionimit të sektorit të ambalazhimit të ujit ka kaluar ne faza te vështirë për shkak të paqartësive ligjore dhe vakumit në mos implementimin e vendimeve institucionale. Kjo ka shkaktuar vështirësi në operimin e shumë kompanive prodhuese përball konkurrencës nga vendet e rajonit.Duhet theksuara se problemi i taksës ujore është një problem i trashëguar qe nga viti 2007 dhe Qeveritë e ndryshme kanë tentuar ti gjejnë zgjidhje këtij problemi ne atë mënyrë që mos të dëmtohet sektori i prodhimit si sektor strategjikë por edhe të mbrohet buxheti i shtetit” thuhet në reagimin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Tutje në reagim thuhet se “shumat e përmendura se kinse i janë falur prodhuesve janë përllogaritur nga hipoteza se kompanitë kanë punuar pa ndërprerë gjatë gjithë vitit, shtatë ditë në javë, 24 orë pandërprerë, me kapacitete të plota”

“Këtu duhet të bëhet e qartë se asnjë kompani vendore nuk ka punuar dhe nuk punon me kapacitete të plota dhe pandërprerë. Po ashtu pranohet se sidomos ambalazhuesit të ujit që janë prekur më së shumti nga ky vendim punojnë me kapacitete më të vogla dhe shpesh të përgjysmuara për periudha të caktuara të vitit. Dhe në fund duhet shtuar se shumica e ambalazhuesve të ujit posedojnë pajisjet për matjen e ujit të shfrytëzuar dhe gjithashtu mbajnë evidencë për shitjet” thuhet në reagimin e tyre.

Në fund të njëjtit kanë theksuar se përkrahin diskutimet publike si një domosdoshmëri për zhvillimin e debatit publik por që këto diskutime të bazohen në informata të sakta dhe jo manipulime raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

 

Mediumi Albania Post ka publikuar një seri të shkrimeve në lidhje me këtë çështje.

Për më shumë detaje mund ta lexoni lajmin e plotë në linkun KËTU.