Sporti

Po e kërkon Bayerni dhe Arsenali, mesfushori spanjoll: Shtëpia ime është Sociedadi, por nuk i dihet!

04/26/2024 10:51
nga:E K

Skuadra e Bayern Munich-ut dhe ajo e Arsenalit kanë monitoruar gjatë gjithë sezonit mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi.

Për këtë interesim të klubeve gjigante europiane, 25-vjeçari ka folur për Marcan.

Ai thotë se është i lumtur te Sociedad, por të ardhmes nuk i dihet.

“Jam i lumtur në Real Sociedad, kjo është shtëpia ime. Por, nuk mund të them se do të luaj këtu gjatë gjithë karrierës sime, sepse ndoshta klubi nuk më do mua këtu.

“Po ashtu, nuk më shqetësojnë këto spekulime”, u shpreh Zubimendi.

Martin Zubimendi gjatë këtij sezoni në La Liga ka zhvilluar 30 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist.

Vlera e tij sipas sajtit të njohur “Transfermarkt” shkon deri në 50 milionë euro.