Sporti

Po e cilësojnë si Andrea Pirlo i ri, talenti i madh i Milanit shënoi me ‘panenka’ në miqësoren e sotme

07/31/2025 16:47
nga:Mergim Rreci

Christian Comotto është një talent i ri italian i futbollit, ishte pjesë e akademisë së AC Milan, kurse tashmë po luan për skuadrën A.

17 vjeçari luan në pozitën e mesfushorit dhe tashmë po jep sinjale të mëdha për të ardhmen, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai po konsiderohet si Andrea Pirlo i ri, kurse sot, shënoi gol me panenka, në miqësoren që skuadra e AC Milan e zhvilloi ndaj Perth Glory.
.

Në korrik 2024 nënshkroi kontratë profesionale me Milan deri më 30 qershor 2027.

/GazetaBlic Sport/