Sporti

“Plisat” të gatshëm për udhëtimin më masiv të tyre në vitet e fundit, nesër udhëtojnë në përkrahje të kombëtares kuqezi

09/09/2023 16:20
nga:E K

Shqipëria do të përballet nesër ndaj Polonisë në ndeshje shumë të rëndësishme për rrugëtimin e Kombëtares së Shqipërisë drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian.

‘Kuqezinjtë’ patën një ndeshje të mirë ndaj liderit të grupit E, Çekisë duke barazuar të enjten në udhëtim me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e nesërme do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, aty ku interesimi i tifozëve është shumë i lartë.

Tifo grupi “Plisat” pritet të nisen nesër drejt Tiranës ku pritet të jenë rreth 600 persona që do të udhëtojnë.

/GazetaBlic Sport/