Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e trefishtë që ndodhi sonte rreth orës 19:00 në lagjen Lakrishtë në Dardani.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për “Gazeta Blic” se kanë mbetur të plagur tre persona nga arma e zjarrit.
Ajo tutje thksoi se po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar).
“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit” tha Ahmeti për “Gazeta Blic.


