Lajme

Plaçkitja me armë në Suharekë / Reagon deputeti i LDK-së: Qeveria paguan militantët e saj 7.500 euro në muaj e policët 600 euro ndërsa kriminelët lëvizin lirshëm

11/22/2023 17:42
nga:N K

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pasi në Suharekë është grabitur një argjendari, ku ka mbetur i plagosur një polic, raporton GazetaBlic.

Mustafa përmes një postimi në facebook ka kritikuar Qeverinë pas grabitjes në Suharekë.

“Kur Qeveria paguan militantët e saj 7.500 euro në muaj e policët 600 euro, kriminelët lëvizin lirshëm me kallasha midis qyteteve tona”, ka shkruar ai.

Ai ka ironizuar duke thënë “Welcome to Narcos Kosova”.

“Hani bukë e rrena të Albinit e Sfeçlës”, ka përfunduar Mustafa.

 

 

Katër të dyshuarit në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ende në arrati

Plaçkitja e armatosur në Suharekë, reagon kryetari i komunës: Po punohet në zbardhjen e rastit