Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se janë duke rregulluar rrugët brenda kompleksit të Varrezave të Reja të Qytetit, përcjell Gazeta Blic.
Aliu ka shpërndarë pamje nga punimet në rrjetin social Facebook.
“Për një vendprehje dinjitoze për më të dashurit e familjeve ferizajase, po investojmë në rregullimin e rrugëve brenda kompleksit të Varrezave të Reja të Qytetit, punime të cilat do të vijojnë deri në shndërrimin e plotë të kësaj hapësire” shkruan Aliu raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Për një vendprehje dinjitoze për më të dashurit e familjeve ferizajase, po investojmë në rregullimin e rrugëve brenda kompleksit të Varrezave të Reja të Qytetit, punime të cilat do të vijojnë deri në shndërrimin e plotë të kësaj hapësire.


