Lajme

Petar Petkoviq në një vizitë dyditore në Kosovë

03/11/2022 11:26
nga:Astrit Gashi

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, sot dhe të shtunën do të jetë në Kosovë, ku do të vizitojë komunën e Shtërpcës dhe Zubin Potokut, njoftoi kjo zyre.

Ai sot në Sallën e Sporteve do të takohet me drejtuesit e komunës së Shtërpcës, sportistët e rinj dhe anëtarët më të rinj të Shoqatës Kulturore Artistike të kësaj treve dhe pas një programi të shkurtër sportiv dhe kulturo-artistik do të shoqërohet me fëmijët, prindërit e tyre dhe përfaqësues të shoqatave sportive.

Pas kësaj, në fshatin Vërbeshticë do të vizitojë shkollën fillore “Sharski odred”, ku do të bisedojë me kryesinë dhe fshatarët, ndërsa pak më vonë do të vizitojë familjen nëntë anëtarëshe Mlladenoviq, të cilës do t’ua dorëzojë një ndihmë.

Në ditën e dytë ai vizitoi Petkoviqindo të takohet në komunën e Zubin Potokut me përfaqësuesit politikë të Listës Serbe dhe anëtarët e vetëqeverisjes lokale të kësaj komune.

Pas kësaj është planifikuar një xhiro nëpër fshatrat Ugljare dhe Gornja Dobroshevina, ku ai do të vizitojë një familje shtatë anëtarëshe, shtëpia e së cilës është ndërtuar nga Zyra për Kosovë dhe është rregulluar rruga hyrëse.