Lajme

Përplasja për qarkullimin e dinarit: “Mos manipulo, kështu s’po ju beson askush”

02/01/2024 22:36
nga:G B

Gjatë ditës së sotme ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme që parasheh përdorimin vetëm të valutës euro, vendim që ka rritur shqetësimet e serbëve lokalë, të cilët përdorin dinarin serb.

Në emsionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10 ka ndodhur një përplasje mes komentatorëve politik për heqjen e dinarit si valutë në Kosovë, raporton Gazeta10.

Përplasje për dinarin ka ndodhur mes Halil Matoshi dhe Blerim Gashi, Matoshi është shprehur i ashpër ndaj Gashit duke i thënë që është duke manipuluar me atë se çfarë është duke thënë.

“Blerim mos manipulo të lutem se kështu ju po manipuloni dhe spo ju beson askush mo”, është shprehur i ashpër Matoshi.