Lajme

Përplasja me banorët e “5 Majit”, lëndohen tetë policë

02/22/2022 11:18
nga:Donika Fetahu

 Tetë punonjës policie kanë pësuar lëndime trupore këtë të martë gjatë përplasjes me banorët e  “5 Majit”, të cilët kundërshtojnë prej javësh tashmë shembjen e shtëpive.

Gjatë rezistencës së banorëve të”5 Majit” janë dëmtuar në detyrë pesë punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake.

Ata kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe ndodhen në Spitalin e Traumës duke marrë ndihmën mjekësore.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në komisariat, raporton TCh.