Lajme

Përparim Rama: Katër zyrtarë të sigurisë në Prishtinë certifikohen si specialistë për siguri dhe shëndet në punë

03/11/2026 09:57
nga:Genita C

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se katër zyrtarë të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca janë certifikuar si Specialistë të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë nga kompania HSK.

Sipas Ramës, kjo certifikim rrit kapacitetet profesionale për mbrojtjen dhe mirëqenien në institucionet e kryeqytetit. Ai theksoi se siguria nuk nënkupton vetëm reagim në emergjenca, por edhe përgatitje, profesionalizëm dhe standarde të larta pune çdo ditë.

Rama shtoi se kryeqyteti do të vazhdojë të investojë në njerëzit që kujdesen për sigurinë e qytetarëve.