Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa fshatra të Komunës së Drenasit, raporton Gazeta Blic.
Në fshatin Poklek, uji ka hyrë në disa shtëpi, ku dhe gjendja është më e rënduar për shkak të rrjedhës së lumit.
Por, uji ka hyrë në disa shtëpi edhe në fshatin Korroticë, pamjet e të cilave mund t’i shihni më poshtë, në pamjet e siguruara nga Gazeta Blic.



