Përgjatë periudhës 28 gusht deri më 3 shtator, në rajonin e Prishtinës janë realizuar 96 urdhëresa për vepra të ndryshme, raporton Gazeta Blic.
Nga 96 urdhëresa gjithsej 10 prej tyre kanë qenë për vepra penale ndërsa 86 për kundërvajtje, seanca, verifikime.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftimin e policisë.


