Lajme

Për 24-orë policia i shqipton mbi 2 mijë e 390 gjoba

03/22/2025 09:24
nga:Sh R

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 390 tiketa trafiku.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 77 aksidente, 26 prej tyre me të lënduar dhe 51 me dëme materiale.

Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 17 persona e nëntë janë dërguar në mbajtje, kurse katër janë në vuajtje të dënimit.