Lajme

Pëlcet gypi furnizues në Qyqavicë, fshatrat e kësaj zone mbesin pa ujë deri nesër

02/27/2025 17:43
nga:G B

Si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në rrugën “Drenica” i cili furnizon zonën e Qyqavicës, fshatrat e kësaj zone do të mbesin pa ujë deri ditën e nesërme.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, përmes një postimi në Facebook.

Ndër të tjera, KRU “Mitrovica”, thotë se nesër pritet të përfundojë sanimi i këtij problemi.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.