Mesfushori i Barcelonës, Pedri, foli pasi Barcelona u bë zyrtarisht kampione e Spanjës.
Pedri nuk e fshehu gëzimin e tij për titullin dhe ndeshjen numër 200 me ekipin e Barcelonës, duke pranuar se ky ishte një nga titujt më të vështirë, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ky ishte një nga titujt më të vështirë. Tifozët e shijuan me ne. Lamine shpesh shënon gola të tillë në stërvitje. Ai madje shënoi një në nxemje. Ishte një ndeshje e vështirë, pasi kundërshtari e dinte se po luftonim për të fituar titullin dhe u përpoq edhe më shumë. Ata po luftojnë për pikë dhe luajtën mirë, por ne morëm fitoren dhe siguruam titullin”, tha Pedri.
“Si fëmijë, ëndërroja të luaja të paktën 1 ndeshje për Barcelonën, dhe tani kam 200 për klubin e ëndrrave të mia. Prindërit dhe vëllai im ishin gjithmonë aty për mua, edhe në periudhat e vështira kur më përndiqnin lëndimet. Nuk ndodh çdo ditë që fitojmë titullin, kështu që ishte normale të ishim të lumtur. Por do t’ia lë TikTok-un Lamine dhe Balde, të cilët janë më të mirë në këtë fushë“, komentoi gjithashtu mesfushori.
/GazetaBlic Sport/