Lajme

PDK kërkon zhbllokimin e institucioneve dhe rikthimin e rendit kushtetues

08/24/2026 09:04
nga:Genita C

PDK ka reaguar pas aksionit para Qeverisë, duke thënë se do të vazhdojë thirrjet për rikthimin e rendit kushtetues, raporton GazetaBlic.

Në reagimin e saj, partia kërkoi ndaljen e, siç e quajti, uzurpimit të institucioneve, bllokimit të Kuvendit dhe pengmarrjes së shtetit.

“Deri në rikthimin e rendit kushtetues. Sot, bashkë me studentët e Universitetit të Prishtinës, vazhduam thirrjen para Qeverisë.
Stop uzurpimit të institucioneve. Stop pengmarrjes së shtetit. Stop bllokimit të Kuvendit dhe zërit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e tyre.