Lajme

PDK dhe LDK: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, gjithçka duhet të bëhet në harmonizim me SHBA-të!

02/08/2023 19:07
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, se Asociacioni duhet të formohet deri në verë.

Beqa tha se SHBA-të gjithnjë kanë qenë mbështetëse të projektit të Kosovës dhe se politikat e qeverisë së Kosovës duhet të jenë në harmonizim me SHBA-të.

Ai tutje theksoi se statuti i Asociacionit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë sistematike kanë qenë mbështetës të projektit të Kosovës dhe kanë qenë afër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mendoj që politikat e qeverisë së Republikës së Kosovës duhet me qenë në harmonizim me SHBA-të. Në të njëjtën kohë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që kalojnë në Kuvendin e Kosovës duhet të jenë në harmonizim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Edhe statuti i Asociacionit duhet të jetë në harmonizim me Kushtetutën. Kjo është përgjegjësi e Qeverisë, Qeveria aktuale duhet t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje” tha Hajdar Beqa për “Gazeta Blic”


Hajdar Beqa, PDK

Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë folur në lidhje me deklaratën e ambasadorit Hill se Asociacioni duhet të formohet deri në verë.

Deputetja e kësaj partie, Rrezarta Krasniqi, tha për “Gazeta Blic” se Asociacioni duhte të bëhet me të gjeturat e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne si LDK e pranojmë që duhet të formohet Asociacioni. Nëse bëhet Asociacioni duhet me pas një marrveshje përfundimtare. Asociacioni duhet të formohet me të gjeturat e Gjykatës Kushtetuese, duke ruajt kushtetueshmërinë, integritetin, sovranitetin etj” tha Krasniqi për “Gazeta Blic”

Rrezarta Krasniqi, LDK

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka ripërsëritur kërkesën e SHBA-ve për Asociacionin, teksa ka thënë se ai duhet të formohet deri në verë të këtij viti.

Ai ka thënë se SHBA-të janë absolutisht të përkushtuara për zbatimin e plotë të asaj që është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit, duke përfshirë formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe.“

Ne me të vërtetë këmbëngulim që ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet, kështu që po flasim për marrëveshjen origjinale të Brukselit. Nuk po them se marrëveshja franko-gjermane nuk është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit. Ato sigurisht që janë të lidhura. Koncepti që Marrëveshja e mëparshme duhet të zbatohet, pjesë e marrëveshjes franko-gjermane”, tha Hill në një intervistë për televizionin K1.

/Gazeta Blic/

Kelmendi pas deklaratave të Hill: Kosova nuk duhet ta formojë Asociacionin, ka luhatje dhe qëndrim jo real nga SHBA-të!

Hill i prerë: SHBA këmbëngul që të formohet Asociacioni