Lajme

Kelmendi pas deklaratave të Hill: Kosova nuk duhet ta formojë Asociacionin, ka luhatje dhe qëndrim jo real nga SHBA-të!

02/08/2023 18:06
nga:Y I

Profesori universitar Muhamet Kelmendi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd Christopher Hill se Asociacioni duhet të formohet deri në verë.

Ai në përgjigjen e tij thekson se Kosova nuk duhet ta formojë Asociacionin pasi ka luhatje dhe qëndrim jo real nga SHBA-të për këtë çështje.

“Kosova nuk mund dhe nuk duhet të formojë Asociacionin. Nesë UE dhe të deleguarit nga Washingtoni e duan ketë, le ta themelojnë vetë. Mundesitë i kanë, me rëndesi është të kuptohet qëndrimi se Asociacion një nacional serb dhe në territore shqiptare kurrë nuk duhet të ketë. Hill tha se deri ne verë duhet të themelohet Asociacioni, ndersa deri ne fund të vitit të behet marreveshja. As këtu nuk përmendi njohjen reciproke. Pozitat e tilla luhatëse e të dërguarve për Ballkanin Perendimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi, jo vetem tash, por edhe me herët, duket se e forcuan neoshovenistin serbomadh Vuciq. Kështu u organizuan bllokadat serbe ne veri te Kosoves, ikën policët, administratoret dhe gjykatësit e prokuroret serbe nga puna ne veri. BE-ja dhe SHBA-të dolen qartë ne anen e planit gjermano-francez dhe arritën të detyrojnë Beogradin që të pranon të njejtin në bisedime. Për njohje ka qëndrim të qartë në Washington, ndërsa për Asociacion, kemi luhatje dhe qendrim jo real” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Tutje Kelmendi tha se qëndrimet e SHBA-ve ndaj Ballkanit Perëndimor, sidomos ndaj Kosove dhe Serbise, kanë pësuar luhatje.

“Qëndrimet e SHBA-ve ndaj Ballkanit Perëndimor, sidomos ndaj Kosove dhe Serbise, kanë pësuar luhatje me kundërthënje.Kundrejt Serbisë kemi nga Uashingtoni qendrim në zbutje dhe në raport me Kosoven një kthesë që ka krijuar një vështiresi të madhe.Kemi një lojë të madhe të Eskobar dhe të ambasadorit amerikan ne Beograd, z.Hill.Të dytë po bejnë një politikë që Kosovën e dëmtuan në raport me shtetin neofashist serb.Qëndrimi herë me njohje e herë pa njohje reciproke të marreveshjes përfundimtare ka krijuar dhe i ka dhenë forcë pushtetarëve ne Beograd.Keshtu doli Kosova ne poziten pergjegjese pse nuk po ecet ne dialog me Serbine.Këtë e deklaruan ne Beograd si Eskobar, ashtu dhe Hille. Madje e paraqiten marrëveshjen përfundimtare pa njohje reciproke në qendër” deklaroi Kelemendi për “Gazeta Blic”

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka ripërsëritur kërkesën e SHBA-ve për Asociacionin, teksa ka thënë se ai duhet të formohet deri në verë të këtij viti.

Ai ka thënë se SHBA-të janë absolutisht të përkushtuara për zbatimin e plotë të asaj që është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit, duke përfshirë formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ne me të vërtetë këmbëngulim që ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet, kështu që po flasim për marrëveshjen origjinale të Brukselit. Nuk po them se marrëveshja franko-gjermane nuk është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit. Ato sigurisht që janë të lidhura. Koncepti që Marrëveshja e mëparshme duhet të zbatohet, pjesë e marrëveshjes franko-gjermane”, tha Hill në një intervistë për televizionin K1.

Hill i prerë: SHBA këmbëngul që të formohet Asociacioni